Kosova
Mërgata solli në Kosovë mbi 170 milion euro për tre muaj
Diaspora vazhdon të jetë burim financiar për familjet dhe ekonominë kosovare, ku vetëm për tre muajt e parë të këtij viti, kanë shënuar 170 milionë e 500 mijë euro që është një rritje prej 7.1 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Kushtrim Ahmeti, tha për KosovaPress se vitin e kaluar, Kosova ka pasur rritje të vlerës së dërgesave nga bashkatdhetarët, në krahasim me vitin 2016, përcjell Albinfo.ch.
Vlera e dërgesave apo remitencave për vitin 2017, ka qenë 759 milionë e 200 mijë euro, derisa në vitin 2016, kjo shifër ishte 691 milionë euro.
“Sa i përket këtij viti, deri në muajin mars vlera e dërgesave të bashkatdhetarëve ka arritur në 170.5 milionë që prapë është rritje prej 7.1 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit paraprak, ku vlera e dërgesave ka qenë 163.4 milionë”, theksoi zëdhënësi Ahmeti.
Ai shtoi se shtetet kryesore prej nga vijnë këto dërgesa janë kryesisht ato shtete ku është e koncentruar diaspora kosovare dhe ku prin Gjermania e përcjellë nga Zvicra, SHBA-ja, Austria, Italia, Franca, Suedia, Britania, Belgjika etj.
Ndërsa, edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, ka komentuar dërgesat nga diaspora, që sipas tij, kanë shënuar ngritje dhe kanë impakt pozitiv në ekonomi dhe në tregun e Kosovës.
“Pse mendoj që ka parkushte për një zhvillim më të qëndrueshëm dhe më të madh ekonomik. Këtë vit shpenzimet prej buxhetit duhet të jenë më të larta se në vitin paraprak, në investime dhe në konsum. Norma e rritjes së kredisë vazhdon me qenë e lartë, është diku mbi 10 përqind rritja e kreditimit. Remitencat nuk kanë rënie, ato kanë ngritje dhe të gjitha këto ndikojnë në tregë. Ka më shumë para në tregë”, ka thënë shkurt ministri Hamza.
Ndërsa, analisti i ekonomisë, Jakup Bellaqa ka thënë për KosovaPress se remitencat janë një impakt i rëndësishëm që ndikon në rritjen e të ardhurave, shkruan KosovaPress, përcjell Albinfo.ch.
“Të hyrat që i dërgojnë diaspora më së shumti shkojnë në konsum, një pjesë edhe në investime si në shtëpia, gjithashtu edhe në themelimin e biznesit familjar. Duhet cekur se në bazë të të dhënave burimore diku rreth 750 milionë euro që dërgohen nga diaspora, dërgesa apo remitenca vjetore, gjithsesi që ndikon në rritjen e standardit të jetës se qytetarëve dhe në ruajtjen e një paqe sociale, përkatësisht ngritjen e mirëqenies ekonomike, ndikon në mënyre direkte dhe indirekte në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka thënë ai.
Ndryshe, shpesh herë ka pasur ide të ndryshme edhe nga ekonomistë të tjerë për mundësinë e kanalizimit të investimeve të këtyre mjeteve nga diaspora, që do të kishin ndikuar në rritjen e investimeve dhe të punësimit.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch