Uncategorized

Sa ka gjasa Zvicra të fitojë Botërorin?

Por, gjasa për të kualifikuar tutje nga grupi janë më të mëdha me 39.6 %, duke vazhduar me 22.9% për të arritur në çerekfinale, 11.5 % për të arritur në gjysmëfinale dhe 5% për finale

Shumë pak gjasa, pajtohen të gjithë analistët. Por, a munden djemtë zviceranë të arrijnë në çerekfinale për herë të parë që nga viti 1954?

“Swissinfo.ch” ka bërë analizën, duke marrë parasysh të dhënat e ofruara nga bastoret, bankierët dhe akademikët, përcjell albinfo.ch.

Le të fillojmë me lajmin e keq. Zvicra ka vetëm 1.8 gjasa që të ngrit trofeun sipas bankës zvicerane UBS.

Parashikimet e UBS u bazuan në një model statistikor, duke përdorur rezultatet e pesë turneve të mëparshme dhe duke u përshtatur për faktorë, si forca e ekipit dhe suksesi në fazën e kualifikimit, përcjell tutje albinfo.ch.

Por, gjasa për të kualifikuar tutje nga grupi janë më të mëdha me 39.6 %, duke vazhduar me 22.9% për të arritur në çerekfinale, 11.5 % për të arritur në gjysmëfinale dhe 5% për finale.

UBS sheh një probabilitet 24% se Gjermania do të mbrojë titullin e Kupës së Botës, përpara Brazilit dhe Spanjës.