E-Diaspora
Mësuesja zvicerane hyn në orë të mësimit e mbuluar me niqab, ja përse!
Të enjten, një mësuese e shkollës së mesme profesionale të Bernës, në klasë është shfaqur e mbuluar me niqab. Ajo ka dashur që nxënësve t`ua sjellë më afër kuptimin e “diversitetit kulturor” dhe fenë islame.
“Ajo erdhi pa paralajmërim, e mbuluar plotësisht me niqab në klasë dhe filloi leximin e Kuranit”, thuhet nga grupi i nxënësve të Shkollës profesionale komerciale-Industriale të Bernës (Gibb).
Të enjten në mëngjes, një mësuese e lëndës së arsimit të përgjithshëm, ka habitur rreth njëzet nxënës, në një klasë të specializuar në arkitekturë, me pamjen e saj të pazakontë. “Ajo ishte serioze. Ishte rreth portretizimit pozitiv të Kuranit”, ka pohuar një student për mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Mësuesja e lexoi Kuranin dhe këndoi “muzikën e lutjes” për rreth njëzet minuta.
Nxënësit u treguan shumë të matur dhe askush nuk është larguar nga klasa. “Donim ta dëgjonim mësuesen”. Por, pas mësimit, shumica kanë shprehur zemërimin për mësimin dhe përmbajtjen: “Diçka e tillë sipas mendimit tim, nuk është e drejtë dhe nuk duhet toleruar”.
Nga ana tjetër, disa të tjerë kanë potencuar: “Shumica e nxënësve nuk kanë pasur përshtypje pozitive për këtë veprim”.
Daniel Hurter, zëvendësdrejtor i shkollës, e vlerëson situatën disi më ndryshe: “Edukimi i përgjithshëm ka të bëjë me diversitetin kulturor. Në këtë kontekst, klasa lexoi librin “Dragoi vrapues” nga autori afgano-amerikan, Khaled Hosseini, përcjell më tej Albinfo.ch.
“Më pas në klasë u diskutuan aspektet individuale , siç është historia e Afganistanit apo talebanëve. Të enjten ishte për islamin”, thotë Hurter. Mësuesja, ajo nuk ishte muslimane, doli nga klasa me pretekst për të marrë një kopje dhe vendosi niqabin e saj privat, të cilën ajo dikur kishte blerë gjatë pushimit në Egjipt.
Duke u kthyer në klasë, ajo filloi leximin e sures së parë në Kuran.
“Sigurisht, studentët menjëherë e njohën dhe ishin të lumtur që ajo po i afrohej kësaj teme në mënyrë aktive”, thotë Hurter. Reagimet ishin ekskluzivisht pozitive, në klasë janë edhe tri nxënëse myslimane”.
Menaxhmenti i shkollës mbështet një mësim të tillë realist dhe që të lë përshtypje”. Mbresat e orës do të debatohen edhe një herë me klasën.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch