Kosova
Ambasadorja Breca u uron besimtarëve Fitër Bajramin
“Në emër të Ambasadës të Republikës së Kosovës në Bernë, dhe në emrin tim, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës besimtarëve të fesë islame, që jetojnë dhe veprojnë në Konfederatën e Zvicrës dhe në Principatën e Lihtenshtajnit, u shpreh urimet dhe përgëzimet më të mira për Festën e Fitër Bajramit”, thuhet në një urim që ambasadorja e Kosovës, zonja Nazane Breca e ka dërguar në prag të festës.
“Urojmë që fryma dhe përkushtimi i juaj jetësor, të bëhet qëllim për të shtuar dashurinë, manifestuar tolerancën dhe mirëkuptimin brenda komunitetit për të mirën tuaj, të shoqërisë aty ku jetoni dhe veproni, si dhe për të mirën e Shtetit të Kosovës, shtetit tonë, i cili është një shembull i shkëlqyer i harmonisë midis njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike dhe fetare. Urime dhe gëzuar festën e Fitër Bajramit! Paçi shëndet, mirësi, begati e mirëqenie në familjet tuaja! Gëzuar!“, përfundon urimi i nënshkruar nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bernë, Nazane Breca.
Ambasadore
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar