Integrimi
Kërkohen tre përfaqësues të rinisë për OKB
Federata Zvicerane Shoqatave Rinore (SAJV) kërkon tre të rinj për t`i zgjedhur delegatë në OKB, të cilët do të përfaqësojne rininë e Zvicrës për vitet 2013-2014.
Të kujtojmë se për vitin 2012, njëra ndër të zgjedhurat ishte edhe aktivistja shqiptare nga Berna, Marigona Isufi.
Prandaj, SAJV kërkon tre rinj që janë të interesuar për marrëdhëniet ndërkombëtare, për politikën rinore dhe për punën vullnetare. Të rinj që dëshirojnë ta përfaqësojnë rininë zvicerane në OKB, t`i sensibilizojnë të rinjtë e Zvicrës për temat që kanë të bëjnë me OKB-në etj.
Të gjithë ata të rinj që ndjejnë se ju përshtatet një angazhim i përshkruar më lartë, mund të aplikojnë për projektin e Youth Rep Projekt, që realizohet nga SAJV në bashkëpunim me Departamentin Federal të Punëve të Jashtme.
Aplikimi për tu zgjedhur delegat i rinisë së Zvicrës në OKB mund të bëhet deri më 15 nëntor 2012.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












