Shqipëria

Masat ndaj protestuesve kundër tarifave në Rrugën e Kombit

Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të hetojë procedurat e ndjekura nga Gjykata e Kukësit në lidhje me caktimin e masave të sigurisë ndaj protestuesve të arrestuar pas kundërshtimit që i bënë tarifës në Rrugën e Kombit.

Hetimi administrativ do të bëhet nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Vendimi u miratua bazuar në rekomandimet e përcjella zyrtarisht për Këshillin nga ana e Avokatit të Popullit.

Në këtë mbledhje KLD hodhi poshtë propozimin e bërë nga ana e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për masën disiplinore “shkarkim nga detyra” për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit Shkodër, Ahmet Jangulli.

Kjo pikë e rendit të ditës është shoqëruar me debate mes ministres dhe anëtarit Gjin Gjoni.