Shqipëria

Artistët e Shqipërisë i japin ultimatum Qeverisë

Protesta e aktorëve për mbrojtjen e objektit të Teatrit Kombëtar në Tiranë ka vazhduar edhe mbrëmë. Aktorët protestues i kanë dhënë ultimatum ekzekutivit deri të premten që të tërheqë projektligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar.

“Pas kësaj, nëse ajo nuk tërhiqet, do të uzurpohet teatri!”, kanë thënë ata. Alfred Trebicka u shpreh se mënyrat e reagimit janë të ndryshme. “Kur në Gjermani nuk u pyetën qytetarët dhe artistët për tetarin, qytetarët dhe artistët e morën teatrin vetë në dorë, përcjell albinfo.ch.

E pushtuan atë. Teatri është një e mirë publike, që nuk i takon as një ministri, as një drejtori e as një qeverie. Ajo është një e mirë publike, që u takon qytetarëve”, deklaroi regjisori dhe ish-drejtor i Teatrit Eksperimental, Kastrioti Çipi. Aktorët kanë ftuar edhe qytetarët që t’i mbështesin në këtë kauzë.