Shqipëria

Rama: Objektiv i radhës, rritja e pagave të ulëta

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar për të dhënat e INSTAT-it që tregon për ulje rekorde të papunësisë në Shqipëri, e që një ditë më parë për këtë çështje mbajti konferencë për media Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, por që këto të dhëna u kundërshtuan nga opozita.

“INSTAT nxori dje shifrën e re të papunësisë dhe pa pasur as më të voglën vetëkënaqësi, sepse sfida mbetet e jashtëzakonshme e komplekse, duke filluar nga domosdoshmëria për ta ulur më tej papunësinë, te nevoja për të rritur mbrojtjen e punonjësve si edhe objektivi ambicioz që pagat e ulëta të rriten gjithashtu,  qëndron sidoqoftë fakti i pamohueshëm që në drejtim të punësimit vazhdon vit pas viti një kthesë themelore drejt një të nesërmeje shumë më të mirë se sa e sotmja”, ka shkruar Rama në Facebook, përcjell albinfo.ch.

Ai është pyetur nga shumë qytetarë në komente nëse edhe ai vetë u beson këtyre shifrave.