Integrimi
Kapet me heroinë nën kasketë
Zbulohet një trafik heroine në Lozanë dhe në Gjenevë
Të martën policia e Lozanës arrestoi dy persona aktivë në tregtinë e heroinës në pyllin Sauvabelin (VD). Gjithsej 225 g drogë janë konfiskuar. Qeni Kidjo, i brigadës kriminele, zbuloi drogën nën një grumbull drurësh.
Gjenevë: U kapen 115 gramë heroinë
Policia e Gjenevës gjeti 115,6 g heroinë në xhepin e një djaloshi 21 vjeç, i pastrehë, i cili u dërgua në stacionin policor për t’u marrë në pyetje. Droga ishte e përgatitur në njëzet qese, bëri të ditur të enjten policia e Gjenevës në një deklaratë.
I riu 21-vjeçar u ndalua nga një patrullë policore e stacionit të trenit në Gjenevë, bashkë me një tjetër 22-vjeçar, po ashtu i pastrehë dhe që mbante me vete një thikë. Të dy thanë se ishin turistë, mohuan se njiheshin dhe që ishin të përzier në një trafik droge.
Kapet me heroinë nën kasketë
Në anën tjetër, në Lozanë, pas një transaksioni, policia e Kantonit të Lozanës arrestoi një person, i cili mbante fshehur drogën nën kasketën e tij, ndërsa kishte në xhep disa qindra franga me prejardhje të dyshimtë.
Pak më vonë, Task Forca ka arrestuar edhe një trafikant tjetër të dyshuar, i cili u përpoq të ikte. Ai mbante po ashtu shumë para.
Policia pastaj ka rrethuar pyllin Sauvabelin për të gjetur vendet e fshehura të shitësve. Qeni i brigadës zbuloi 200 gramë heroinë fshehur nën një grumbull drurësh.
Në total, policia kapi 225 gramë heroinë dhe konfiskoi rreth një mijë franga. Një nga shitësit, me origjinë shqiptare, pranoi që kishte shitur 200 gramë heroinë për 15 ditë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











