Shqipëria
35 mijë turistë nga Skandinavia në Shqipëri
“Sivjet janë 35 mijë turistë nga këto vende që kanë pronotuar në Shqipëri”, deklaroi Klosi
Nga qyteti i Durrësit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi ndërsa ishte i pranishëm në kompleksin Fafa ku 60% e të punësuarve vijnë nga shkollat e arsimit profesional, deklaroi se krahas punësimit të 300 të rinjve ka ende 100 vende të lira punë për ata që kanë përfunduar këtë arsimim.
Ministri Klosi e konsideroi investimin e kryer në këtë kompleks, një investim që ka kaluar parashikimet, pasi për herë të parë po krijohen brende, që po menaxhohen sipas tij me mjeshtëri.
Turistët norvegjezë dhe suedezë kanë pronotuar në këtë resort, tha ministri, duke shtuar se ky grup turistësh ka shtatëfishuar numrin e vizitorëve nga vendet skandinave në Shqipëri, shkruan “ATSH”.
“Sivjet janë 35 mijë turistë nga këto vende që kanë pronotuar në Shqipëri”, deklaroi Klosi, përcjell albinfo.ch.
Ai i konsideroi të rinjtë e punësuar pranë këtij kompleksi, si një përgjigje ndaj thirrjes së kryeministrit në 2014 për të zgjedhur arsimin profesional.
Ndërkaq, Klosi vuri në dukje kërkesat për punë për ata që kanë përfunduar arsimin profesional, ndaj edhe u bëri thirrje prindërve për të nxitur fëmijët e tyre të zgjedhin punësim dhe të ardhme të sigurt.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit