Shqipëria

“Rekordi historik” i uljes së papunësisë në Shqipëri, reagon PD-ja

Ministri i Financave Arben Ahmetaj bëri sot deklaratën që i la të gjitha pa fjalë duke thënë se “papunësia në Shqipëri është ulur në nivel historik”.

“Sipas INSTAT, punësimi ka vijuar trend rritës në 2018. Ky është një lajm shumë i mirë. Ulja e papunësisë në nivelin më të ulët historik, është lajm tjetër i mirë. Ulja rekord e papunësisë për të gjitha vitet e tranzicionit, pra 12.5 %”, ka thënë Ahmetaj në një konferencë për media.

Por menjëherë ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

“Qeveri palaçosh! Kanë detyruar mbi 400 mije shqiptare te largohen nga vendi dhe deklarojne me paturpesi se eshte ulur perqindja e te papuneve. Ne fakt vendet e punes jane ulur , eshte rritur numri i shqiptareve te mbetur papune qe largohen nga vendi dhe palacot kete e paraqesin si “sukses”, si ulje te numrit te te papuneve ne vend…”, ka shkruar ai.