Shqipëria

Komuna e Lezhës largon shitësit ambulant nga shëtitorja e Shëngjinit

Vendimi i Bashkisë së Lezhës që gjatë këtij sezoni turistik të largohen tregtarët ambulantë nga Shëtitorja e Shëngjinit, duke e lënë atë vetëm në dispozicion të turistëve nuk është pritur mirë nga këta të fundit, të cilët edhe kanë protestuar.

Tregtarët kërkojnë tërheqjen e vendimit ose në të kundërt paralajmërojnë përshkallëzim të protestave.

Ata kanë thënë se tërë vitin presin për këta dy muaj dhe kjo nëse u ndalohet, për ta është e papranueshme.

Ata thonë se tregtia gjatë sezonit turistik është mënyra e vetme për të siguruar të ardhura për vete e familjen.

Por Bashkia e Lezhës thotë se është vendosur për lirimin e hapësirës publike këtë sezon të ri, pavarësisht kërcënimit të tregtarëve ambulantë për përshkallëzim të protestave.