Kosova
Pacientja me ‘Morbus Ebstein’ lind foshnje të shëndoshë në QKUK
Ky është rasti i parë i shtatzënisë dhe lindjes nga një paciente me sëmundjen e Ebstein-it në këtë institucion
Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se një lindje e rrallë është regjistruar në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, ku një paciente e diagnostikuar prej moshës 6 muajsh me keqformim të lindur te zemrës të formës Morbus Ebstein ka lindur një foshnje të shëndoshë.
“Bëhet fjalë për një keqformim të rrallë dhe zakonisht këta pacientë janë në gjendje të rëndë dhe shtatzënia është e kundër indikuar. Pacientja B.Z, e moshës 19 vjeçare, e diagnostikuar, deri tash, nga aspekti kardiologjik”, është udhëhequr nga kardiologu i fëmijëve, dr. Ramush Bejiqi, i cili e ka percjell edhe statusin kardiologjik të fetusit gjate shtatzënisë, si dhe gjendjen e nënës në shtatzënësi, kurse obstetër janë mjekët nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës dhe Dr. Ismajl Jakupi nga Klinika e Gjinekologjisë, përcjell albinfo.ch.
Shtatzënia është udhëhequr me sukses me gjendje të mirë të fëmijës dhe të nënës, kurse lindja është krye në termin, siç edhe parashihet ne botë, me “sectio cesarea”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Ky është rasti i parë i shtatzënisë dhe lindjes nga një paciente me sëmundjen e Ebstein-it në këtë institucion. Nëna ka lindur fëmijë të gjinisë mashkullore, në gjendje të mirë, kurse e gjitha procedura e intervenimit ka kaluar pa asnjë komplikim.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës