Lajme

Akuza për trafikuesit e shqiptarëve

Në Bosnjë janë akuzuar sot 18 persona për trafikimin e dhjetëra shqiptarëve në Evropën Perëndimore. Prokuroria e shtetit thotë se grupi akuzohet se ka marrë pjesë në trafikimin e “disa dhjetëra” shqiptarëve dhe kosovarëve.

Trafikimi ishte kryer mes vitit 2008 dhe 2009. Të dyshuarit janë 15 boshnjakë, dy serbë dhe një slloven. Bosnja, Kroacia dhe Serbia janë në të ashtuquajturën rrugë e Ballkanit, që përdoret nga grupet kriminale për të trafikuar njerëz, drogë dhe armë në Bashkimin Evropian.