Kosova
Ikja para kohe e heroit të futbollit, humbje e madhe kombëtare
Pas homazheve të kryera për Fadil Vokrrin, në Kuvendin e Kosovë është mbajtur akademi për legjendën e futbollit kosovarë e organizuar nën patronazhin e kryeministrit të Kosovës.
Haradinaj, ka thënë se të gjithë janë prekur pas vdekjes së Vokrrit. Kryeministri Haradinaj, tha se: “Fadil ishe i të gjithë neve, të gjithë të nderojmë”.
Ndërsa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se ikja para kohe e heroit të futbollit të Kosovës, është një humbje e madhe kombëtare.
“Fadili ishte sinonim i gëzimeve tona, ishte sinonim i lajmeve të mira për Kosovën, ishte sinonim i gjërave të bukura të vendit tonë, sinonim i shpresave për një Kosovë që bën historinë në fushën e gjelbër të sportit më të bukur në botë, futbollit. Para së gjithash, Fadil Vokrri ishte sinonim i njeriut të ndershëm të Kosovës, prandaj dhimbja është e madhe. Humbja po ashtu. Një humbje kombëtare”, theksoi kryeparlamentari Veseli., transmeton albinfo.ch.
Ai shtoi se jo vetëm familja, por secili që ka pasur rastin ta njoh Fadilin, sot duhet të ndihet krenar se ka një rrëfim për këtë njeri të madh të Kosovës.
E kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, në akademinë përkujtimore ndau rrëfimin e tij për një natë përpara se të vdiste legjenda e futbollit kosovar.
“Kemi qenë në Bodrum të Turqisë. Një natë përpara se të merrnim lajmin e kobshëm që na ndau frymën, ish presidenti i Fenerbahces, Ali Shen, na kishte ftuar për darkë të gjithë kryetarëve të komiteteve olimpike nga Evropa Qendore dhe Evropa Juglindore.
Sapo e morri vesh se jemi nga Kosova, Ali Shen, nisi të flasë shqip. Ai më tha ‘m’i bëni të fala Fadilit sepse e dua si djalin tim’”, ka thënë Hasani.
Në këtë akdemi përkujtimore kanë folur edhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Shqupërisë. Ndërsa të pranishmit i ka përshendetur edhe djali i të ndjerit Fadil Vokrri.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca