Shqipëria

Vozitësit ‘fluturojnë’ në autostradë: Shpejtësi deri 222 km/h

“Makinat luksoze Porsche Cayenne, Audi Q7 e Benz Evo nuk bëjnë përjashtim nga Radari e as nuk janë garanci për të fluturuar”, thuhet në njoftimin e Policisë

Në kuadër të parandalimit të aksidenteve gjatë fundjavës për shkak të përdorimit të alkoolit dhe shpejtësisë tej normave të lejuara, policia rrugore shqiptare ka “goditur” shoferët që “fluturojnë” në rrugë.

Për pasojë gjatë natës së kaluar janë pezulluar 11 leje drejtimi, me shpejtësi nga 169 km/orë deri në 222 km/orë, përcjell albinfo.ch.

“Shpejtësi që variojnë nga 169 km/h e deri në 222 km/h në rrugën interurbane Tiranë-Durrës dhe në prezencë të ujit në rruge si pasojë e motit me shi, janë rrezik potencial për jetën dhe sigurinë rrugore. Makinat luksoze Porsche Cayenne, Audi Q7 e Benz Evo nuk bëjnë përjashtim nga Radari e as nuk janë garanci për të fluturuar, por për të udhëtuar këndshëm duke zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.