Shqipëria

Myslimanët në Tiranë, Natën e Kadrit falen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në një njoftim për emdia bënë të ditur se falja e Namazit Natën e Kadrit do të bëhet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit (para ish-Hotel Dajtit)”

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke parë numrin e besimtarëve gjithnjë e në rritje nga viti në vit, për të cilët hapësirat e xhamive të Tiranës janë të pamjaftueshme edhe në netët normale të Ramazanit dhe për ta vlerësuar bashkarisht “Natën e Kadrit”, e cila është më e vlefshme edhe se sa njëmijë muaj, falja e namazit të teravisë do të kryhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (para ish-Hotel Dajtit).

“Krahas faljes së namazit të jacisë dhe të teravisë do të ketë edhe lexim Kur’ani, ligjërata të shkurtra nga drejtues të Komunitetit Mysliman dhe hoxhallarë të nderuar: Përshëndetjet: Kryetari i KMSH-së, H. Skender Bruçaj dhe Myftiu i Tiranës, z. Ylli Gurra. Referate: Elvis Naçi, Ahmed Kalaja  Kur’an: Egzon Ibrahimi”, thuhet në njoftim.