Shqipëria

Qosja merr çmimin ‘Qytetar Nderi i Malësisë së Madhe’

Komuna e Malësisë së Madhe në Shqipëri i ka ndarë çmimin “Qytetar Nderi” akademikut Rexhep Qosja me motivacionin “Për vlera dhe arritje te larta ne fushën letrare, intelektuale dhe për kontributin e tij në çështjen kombëtare”.

Rexhep Qosja tha se ndihet i nderuar për këtë vlerësim edhe për një fakt të veçantë pasi siç tha ai gjithë lugina e Plavës dhe Gucisë janë rritur duke dëgjuar fjalën Shkodër.

“Duhet te heqim dore nga lokalizmat e krahinizmave që na humbin shume kohe historike. Kombi shqiptar duhet te bashkoje fuqitë mendore dhe kombi shqiptar dëshiron të arrijë atje ku kombit shqiptar i janë bërë padrejtësitë më të mëdha. Dëshirojmë të arrijmë tek bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës për mirërritjen e brezave të ri ku do të sëndertohen të gjitha të drejtat e qytetarëve dhe ata do kenë dinjitete të barabarta”, ka thënë Qosja.

I pranishëm në ceremoninë ishte edhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i cili e vlerësoi kontributin e Qosjes në fushën e letërsisë, kritikës dhe çështjes kombëtare.