Bota
Transport publik falas: Qytetet gjermane dhe franceze mund të ndjekin shembullin e Estonisë
Nëse plani i Estonisë rezulton i suksesshëm, ai mund të bëhet vendi i parë në botë me transportin publik falas. Shembullin do ta ndjekin në vijim edhe disa qytete të Francës dhe Gjermanisë, për të reduktuar trafikun dhe ndotjen e ajrit
Pesë vjet më parë, kryeqyteti i Estonisë, Talin, votoi në një referendum publik 75% pro futjes së transportit publik falas.
Gjithçka që njerëzit duhet të bënin ishte të regjistroheshin si banor i qytetit dhe të paguanin 2 euro për një “kartë të gjelbër”. Megjithatë, vizitorët nga vende të tjera të Estonisë apo turistët duhet të paguanin për të përdorur rrjetin e autobusëve, tramvajëve dhe trenave.
Skema ka rezultuar aq popullore, saqë qeveria e Estonisë po planifikon të prezantojë shërbimin e udhëtimit falas me autobus në të gjithë vendin, shkruan ‘Scan’.
Duke nisur nga 1 korriku, çdo qark i Estonisë mund të zbatojë transportit publik falas për banorët e saj, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë jo të gjitha qarqet kanë zgjedhur deri më tani t’i bashkohen sistemit, duke hequr dorë gjithashtu nga buxheti shtesë për transportin publik.
Nëse plani i Estonisë rezulton i suksesshëm, ai mund të bëhet vendi i parë në botë me transportin publik falas. Shembullin do ta ndjekin në vijim edhe disa qytete të Francës dhe Gjermanisë, për të reduktuar trafikun dhe ndotjen e ajrit.
Pse transporti falas?
Disa argumentojnë se transporti publik duhet të jetë falas, ashtu si shkollat, parqet dhe libraritë. Kjo është pozitive edhe për vetë qytetet pasi lehtësimi i lëvizjes së njerëzve nxit aktivitetin tregtar.
Sipas Bashkisë së Talinit, transporti publik falas i shërben kryesisht atyre me të ardhura të ulëta, por inkurajon edhe grupet me të ardhurat të larta t’i shpenzojnë paratë që kursejnë nga transporti në restorante, kafene dhe dyqane.
Regjistrimi si banor nënkupton edhe të ardhura shtesë për Talinin, madje një zyrtar i Bashkisë shprehet se skema jo vetëm që mbulon kostot, por sjell edhe një fitim sa dyfishi i humbjeve.
Megjithëse skema është vërtetuar si efektive nga ana financiare, në aspektin ambientalist nuk ka dhënë rezultatin e pritur. Një analizë e vitit 2016 tregoi se nuk nxiti shumë njerëz të mos t’i jepnin makinave.
Përdorimi i transportit publik u rrit me 14%, por ai i makinave u ul me vetëm 5%. Ndryshimi më i madh preku qytetarët që lëviznin në këmbë, 40% e të cilëve zgjodhën të përdornin autobusin.
Të rinjtë, të moshuarit dhe personat me të ardhura të pakta ose pa punë u bënë në përdorues më të shpeshtë të transportit publik. Ndërkohë, personat me të ardhura më të larta zgjodhën të shmangin transportin publik për të evituar mbipopullimin dhe për të ruajtur imazhin e tyre.
Po ashtu nuk dihen as efektet afatgjata të transportit publik falas, pasi disa ekspertë argumentojnë se të ardhurat që vijnë nga regjistrimi i banorëve do të jenë të pamjaftueshme kur të regjistrohen të gjithë.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim