Shqipëria
Kryeministria e Shqipërisë reagon pas shkrimeve për kampe terroristash
Kryeministria ka reaguar ditën e sotme me një deklaratë zyrtare në lidhje me lajmet e fundit se në Shqipëri do të ngrihej një qendër reahabilitimi për ish-luftëtarët e ISIS.
Këshilltari i Sigurisë i Kryeministrit, Sandër Lleshi, bën me dije se nuk ekziston asnjë lloj ideje, kërkese, plani apo mundësie për diçka të tillë, raportojnë mediat shqipëtare, përcjell albinfo.ch.
“Duke vënë re se disa lajme të rreme me karakter provokues dhe politike, spekulojnë haptazi mbi një gjoja qendër për grumbullimin e ish-militantëve të ISIS-it në Shqipëri, këshilltari i Sigurisë i Kryeministrit, Sandër Lleshi, bën me dije se nuk ekziston asnjë lloj ideje, kërkese, plani apo mundësie për diçka të tillë.
Këto opinione që i referohen një fraze të përdorur nga Kryeministri Borissov, janë krejt pa lidhje me subjektin të cilit shefi i qeverisë bullgare iu referua në prononcimin e tij, raportojnë mediat shqipëtare, përcjell albinfo.ch..
Bëhet thjesht fjalë për Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, që ishte edhe organizatorja e konferencës ndërkombëtare të para pak ditëve, ku mori pjesë edhe Kryeministri i Bullgarisë.
Shqipëria ka propozuar kthimin e kësaj qendre në një qendër rajonale, për të kryer analiza, vlerësime, studime, shkëmbim informacioni, si edhe programe të përbashkëta kundër ekstremizmit të dhunshëm. Por kjo qendër as nuk është, as nuk mund të jetë dhe as nuk i ka shkuar kurrkujt në mendje që të kthehet në një repart grumbullimi të ish-militantëve të ISIS-it. Jo vetëm sepse askush dhe asnjëherë nuk e ka kërkuar një gjë të tillë, po edhe sepse kjo fantazi nuk ka asgjëkund lidhje me misionin e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe me projektin tonë për rajonalizimin e saj”, thuhet në deklaratë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit