Integrimi
Një SMS “vendos” për pafajësinë e shqiptarit!
E gjithë puna tash është që sms-i tashmë i shlyer që përmbante fjalë dashurie, të kthehet sërish në telefonin e tij
Një mesazh telefonik mund ta nxjerrë të pafajshëm shqiptarin 30 vjeçar të akuzuar për tentim dhunimi! Në të vërtetë, ai pretendon se punëtorja që po e akuzon, ia kishte dërguar më parë atij një mesazh ku i shpallte atij dashurinë. E gjithë puna tash është që sms-i, tashmë i shlyer, të kthehet sërish në telefonin e tij.
Ekspertët kanë thënë se kjo gjë mund të bëhet. Pas dëgjimit të fjalës së ekspertëve, Gjykata e Qarkut në Cyrih ka pranuar të ndërpresë procesin deri në kthimin “në jetë” të sms-it famoz. Kjo për arsyen se, po doli i vërtetë, do të ndryshojë thelbësisht kahja e gjykimit.
Praktikantja e re në një restorant e kishte paditur kosovarin për ngacmim të vazhdueshëm seksual dhe për një tentim dhunimi, kur ajo në momentin e fundit kishte shpëtuar nga 30 vjeçari.
Sipas saj ai e kishte terrorizuar atë disa javë me radhë me kërkesat dhe ngacmimet e natyrës seksuale.
Në rast se dëshmohen si të vërteta akuzat e praktikantes, kosovari mund të marrë një dënim prej 30 muaj burg, nga i cilli, gjysmën e kohëzgjatjes do ta ketë me kusht.
Por, i padituri e shpjegon krejtësisht ndryshe rastin. Sipas tij, ka qenë vetë praktikantja ajo që i ka shfaqur dashurinë atij. Ndërsa, në momentin kur ai e ka refuzuar, ajo, nga inati ka dashur që në çdo mënyrë ta dëmtojë atë. Për këtë arsye praktikantja edhe ka shpikur rastin e tentim dhunimit
Por, që rrëfimi i kosovarit të bëhet i besueshëm për trupin gjykues, nevojitet një dëshmi e pavarur. Dhe ajo dëshmi mund të jetë sms-i që ndërkohë është shlyer. Në rast se do të “ringjallet”, natyrisht.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












