Shqipëria
Ngjarje e rëndë në Tiranë: Vret 19-vjeçaren dhe qëllon veten
Një vrasje me armë zjarri pistoletë është shënuar në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, rreth orës 8:10 të mëngjesit të kësaj të premteje.
Xhafer Mata, një 31-vjeçar nga Kalimashi i Kukësit, dyshohet të ketë qëlluar për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, nga Vinjolli i Laçit, e më pas ka shtënë edhe ndaj vetes, raportojnë mediat shqiptare.
Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa agresori është transportuar për në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën, përcjell albinfo.ch.
Por, sipas lajmeve të fundit edhe ai ka ndërruat jetë.
Policia mbërritën menjëherë në vendngjarje, e po hetojnë për rastin, motivet e të cilit mbeten ende mister.
Ngjarja rikthen në kujtesë atë të ndodhur disa muaj më parë në një tjetër zonë të kryeqytetit, pranë Fakultetit të Mjekësisë, ku një djalë qëlloi për vdekje një studente për shkak se refuzonte të ishte e dashura e tij.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit