CH-Ballkani

Gjergj Kastrioti figura më emblematike shqiptare

Sot gjatë ditës është mbajtur manifestimi për “Ditët e Skënderbeut”, në rastin e shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut

Gjergj Kastrioti- Skënderbeu edhe sot mbetet figura më emblematika e historisë shqiptare.

Sot gjatë ditës është mbajtur manifestimi për “Ditët e Skënderbeut”, në rastin e shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu,  gjatë këtij manifestimi tha se figura e Skënderbeut,  mbetet shembull unik i frymës së bashkimit.

Ai foli edhe për personalitetin e Skënderbeut.”Ishte njeriu që karshi sfidave të mëdha që kishte dhe kohëve te renda, posaçërisht të përballjes me një perandori të fuqishme që kishte miliona km të nënshtruara, të gjejë forcë, guxim, energji që të arrijë pikërisht zenitin kulmor të përballjes më të suksesshme të kohës”.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, tha se me emblemën e Skënderbeut, po trokasim në portat e Evropës së bashkuar.

Gjergj Kastrioti- Skënderbeu lindi në vitin 1403. I përkiste familjes së Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Vdiq më 17 janar 1468, në Lezhë.