Shqipëria
Veliaj thotë se jep dorëheqje nëse Bashkia harxhoi para për koncertin e Ritës
Ai ka thënë se është i gatshëm të jap dorëheqjen, nëse Bashkia ka harxhuar lekë për këta artistë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga seanca e Kuvendit Komunal ka mohuar zërat dhe u ka dhënë fund kështu atyre që nisën të përfolen kohëve të fundit se Bashkia ka paguar për të sjellë në Tiranë, Ermal Metën dhe Rita Orën.
Veliaj tha se atij i vjen keq që më gjithë se arritën të sjellin në Tiranë dy artistë të mëdhenj dikush u mundua ta prish festën, përcjell albinfo.ch.
“A ka mundësi që disa gjëra të bukura ne vetëm ti lëmë të ndodhin edhe vetëm ti vlerësojmë. Dhe nëse nuk duam të falënderojmë Bashkinë vetëm ta ndalemi sepse disa gjëra thjesht nuk duhen atakohen me këtë ballkanizmin që ne helmojmë çdo lloj gjëje që prodhon një të mirë. Bashkia e Tiranës, thesari është online, ka harxhuar 0 lekë, 0 qindarka. A përdori Bashkia e Tiranës dhe autoritetet lidhjen me Ermalin e me Ritën që ti sillnin dhe të ndërronim agjendën? Patjetër, çdo kryetar Bashkie do ta bënte. Por kur mendoj që Kryetari i Bashkisë që i priti të dy mbas Tiranës, ishte bashkia jonë binjake e Veronës dhe shpenzoi arena e Veronës miliona për ti pasur, ne i patëm falas dhe i përgojuam. Ata i paguan me taksa dhe i falënderuan. A ka mundësi të bëheni i çik më të mirë?”, ka thënë Veliaj.
Ai ka thënë se është i gatshëm të jap dorëheqjen, nëse Bashkia ka harxhuar lekë për këta artistë. “Unë jetoj me punën si kryetar bashkie, gazetarët me punën si gazetarë dhe Ermali me Ritën me punën si këngëtarë”, përfundoi ai.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit