Shqipëria
26 qendra shëndetësore për sezonin turistik
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu deklaroi nga Vlora se qendrat shëndetësore verore do të jenë të hapura 24 orë në 7 ditë të javës
Duke filluar nga dita e sotme, 26 qendra të posaçme verore do të jenë në shërbim të pushuesve gjatë gjithë sezonit turistik.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu deklaroi nga Vlora se qendrat shëndetësore verore do të jenë të hapura 24 orë në 7 ditë të javës.
Sa i takon risive të këtij viti, në Dhërmi, veç qendrës ekzistuese, këtë vit është ndërtuar edhe një qendër të re model për sezonin turistik. Ndërsa në Tale, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur për herë të parë një qendër shëndetësore verore me shërbim 12 orësh, nisur nga nevoja që ka patur vitin e shkuar nga frekuentimi i lartë ditor i këtij plazhi, përcjell albinfo.ch.
“119 mjekë dhe infermierë janë trajnuar për çdo emergjencë dhe do të shërbejnë 24 orë në zonat turistike ku ka frekuentim të lartë pushuesish, duke filluar që nga zonat malore si Thethi, Razma, Valbona për të vijuar me plazhet përgjatë gjithë vijës bregdetare deri në Ksamil”, u shpreh Manastirliu.
26 qendrat verore janë pajisur me të gjitha barnat dhe materialet mjekësore të urgjencës. Në listën e barnave dhe materialeve mjekësore janë përfshirë medikamente të cilat mbulojnë të gjithë sëmundshmërinë e stinës së verës dhe urgjencën mjekësore, si intoksikacione, problemet nga dielli, etj.
Çdo qendër është e pajisur me 52 lloje barnash dhe 25 artikuj materialesh mjekësore ku përfshihen analgezikë, spazmolitikët, antihipertensivët, antiaritmikët, antipiretikë (kundër temperaturës së lartë), diuretic, antiflamatorë, antialergjikë, kortizonik, solucion rehidruese, etj.
“Veç qendrave verore, 17 autoambulanca janë përcaktuar në pika kyçe përgjatë gjithë bregdetit dhe zonave turistike më të frekuentuara: Nga Valbona deri në Sarandë. Nisur nga nevojat e vitit të kaluar, kemi vendosur për herë të parë një autoambulancë fikse në Dhërmi dhe 1 në Jalë gjatë fundjavës, ku fluksi i turistëve është i lartë”, tha Manastirliu.
Çdo autoambulancë është e pajisur me të gjitha pajisjet mjekësore bazë, duke filluar nga çantat e mjekut me 17 instrumente për ofrimin e ndihmës së parë, sete intubimi dhe ventilimi për ti ardhur në ndihmë në terren pushuesve për çdo emergjencë.
Edhe spitalet, tha Manastirliu, sidomos ato pranë zonave turistike do të jenë në gatishmëri me personel të përforcuar për të përballuar fluksin gjatë sezonit turistik për ti shërbyer qytetarëve në kohë dhe me cilësi.
Shërbimi i helikopterëve me ekipin e Urgjencës Kombëtare Mjekësore gjithashtu është në dispozicion të çdo emergjence.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit