Sporte Luftarake

Tjetër medalje për Kosovën në xhudo

Xhudisti nga Kosova, Shpend Zeka ka fituar vendin e tretë në Kupën Evropiane të xhudos që u zhvillua në Libnitz të Austrisë.

Zeka ka mposhtur kandidatë të fortë nga Sllovakia, dy nga Gjermania dhe nga një nga Franca dhe Austria, përcjell albinfo.ch.

Ai u mposht vetëm nga xhudisti japonez në sekondat e fundit ku ishte duke e dominuar ndeshjen.

Ndërkohë, Erza Muminoviq ka siguruar medaljen e argjendtë në Leibnitz të Austrisë në kuadër të Kupës Evropiane për juniorë, e vlefshme për ranglistën botërore, garë e cila, sipas trajnerit Driton Kuka, është më e forta në botë për U21.

“Dje ishte ditë jo me fat pësuan humbje garuesit tonë në këtë garë por sot Erza shkëlqeu e sot garojnë edhe garues tjerë. Kosova power”, ka shkruar Kuka në Facebook.