Shqipëria

Ermal Meta pas koncertit bën xhiro me ‘Mobike’ në Tiranë

ai këtë e ka bërë më "Mobike", projekt ky i ri Bashkisë së Tiranës ku secili qytetar mund të bëjë xhiro për ta vizituar qytetin ose për të kryer ndonjë punë me biçikletë e cila shfrytëzohet me para

Këngëtari shqiptar që përfaqësoi Italinë në Eurovision këtë vit, Ermal Meta dy ditë pasi mbajti një koncert në Tiranë të organizuar nga Bashkia e Tiranës ka shijuar një shëtitje nëpër kryeqytet, transmeton albinfo.ch.

Por kësaj radhe jo si zakonisht ai këtë e ka bërë  më “Mobike”, projekt ky i ri Bashkisë së Tiranës ku secili qytetar mund të bëjë xhiro për ta vizituar qytetin  ose për të kryer ndonjë punë me biçikletë e cila shfrytëzohet me para. Ky është atraksioneve turistike më i ri në Tiranë.

Projekte të ngjashme ka edhe në shumë vende të botës e një prej tyre është edhe në Paris. “Teksa presim me kërshëri koncertin e Rita Ora sot, Ermal Meta nuk mund t’i rezistonte një xhiroje me Mobike”, ka shkruar kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në rrjetet sociale.