Lajme

Serbia pranon se nuk ka fakte për akuzat e Martyt

Kovac ka thënë se, përkundër përpjekjeve, nuk kanë mundur të sigurojnë fakte për të dëshmuar tregtinë e organeve

Shërbimi sekret i ushtrisë serbe nuk ka fakte për trafikimin e organeve për të cilin flitet në Raportin e Dik Marti. Kështu ka deklaruar për mediet serbe drejtori i Agjencisë sekrete të zbulimit ushtarak serb, Svetko Kovac. Ai tha se kjo ka qenë arsyeja që kjo çështje nuk ka mundur të procedohet në drejtësinë ndërkombëtare. 

Kovac ka thënë se, përkundër përpjekjeve, nuk kanë mundur të sigurojnë fakte për të dëshmuar tregtinë e organeve. Ai ka shtuar gjithashtu se VBA-ja nuk ka dosje klasike për kryeministrin e Kosovës në dorëheqje, Hashim Thaçi.