Shqipëria

189 mijë shqiptarë pajisen me pasaporta italiane

Gjatë dekadës së fundit, 189 mijë shqiptarë e kanë marrë nënshtetësinë italiane.

Kësisoj thonë shifrat që janë nxjerrë nga të dhënat e përpunuara nga fondacioni “Ismu”, në bazë të sondazheve të ISTAT, shkruajnë mediat në Tiranë.

Siç raporton “repubblica”, Italia është deri tani numri një në Evropë sa i përket marrjes së nënshtetësisë. Në vitin 2015 dhe 2016 (të dhënat më të fundit në dispozicion) Italia mbetet në vend të parë në Evropë sa i përket numrit të blerjeve të nënshtetësisë, përcjell albinfo.ch.

Në vitin 2016 shqiptarët ishin në vendin e parë të personave që janë bërë italianë, e kapën shifrën e 37 mijë personave.