Shqipëria
Rama pritet me protesta në Elbasan
Disa qytetarë të mbështetur nga deputetë e drejtues lokalë të Partisë Demokratike u konfrontuan me policinë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deri sa po mbante një takim të mbyllur me drejtorët e drejtorive në qytetin e Elbasanit, disa qytetarë të mbështetur nga deputetë e drejtues lokalë të Partisë Demokratike u konfrontuan me policinë.
Pas largimit të protestueseve Rama shkoi në Panairin e Punësimit, ku për shifrat e papunësisë tha se janë perceptim joreal. “Jemi të gjithë të vetëdijshëm se për shkak të qëndruarit larg edhe nga mediet të realitetit të tregut të punës dhe për shkak të përsëritjes pa pushim të fjalës s’ka punë, ka një hendek mes realitet të tregut të punës dhe shumëkujt që dëshiron me të vërtetë që të punojë, por është i dekurajuar nga ky perceptim”, theksoi Rama.
Kryeministri njoftoi se papunësia në këtë qark është ulur me 5.4% dhe vetëm gjatë muajit maj, zyrat e punës kanë punësuar 241 persona. Rama tha se në sistemin e Zyrave të Punës në Elbasan janë punësuar për këtë vit 400 persona dhe mbi 500 janë dërguar për formim profesional.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit