Portrete të firmave
“Carrosserie Rrahmani”, një markë prestigjioze
“Karroseria Rrahmani” tani zotëron pajisjet e gjeneratës së fundit, por mbi të gjitha, kryerja e zejes me cilësi të lartë, një shërbim i ofruar nga specialistë të talentuar dhe të konfirmuar, është ajo që vlerësojnë në veçanti klientët
Avni Rrahmani mishëron shkëlqyeshëm arketipin e një sipërmarrësi të suksesshëm. Në moshën 31-vjeçare ai shquhet në sektorin e tij të preferuar, karroceri. Falë pasionit të tij për këtë zanat dhe saktësisë së punës, kompania e tij është në ballë të përparimit në shërbimet e llamarinës dhe ngjyrosjes. Aktive që nga viti 2009, “Karroseria Rrahmani” tani zotëron pajisjet e gjeneratës së fundit, por mbi të gjitha, kryerja e zejes me cilësi të lartë, një shërbim i ofruar nga specialistë të talentuar dhe të konfirmuar, është ajo që vlerësojnë në veçanti klientët.
Nëse menaxhimi i një kompanie prej 17 të punësuarve është çështje e personalitetit dhe motivimit, për Avni Rrahmanin ajo që përbën forcën e tij është në veçanti aftësia e tij për të rrethuar veten me ekspertë të dëshmuar dhe për të siguruar një kornizë të favorshme të krijimtarisë. Për më tepër, sipërmarrësi i ri nuk ka hezituar të punësojë, si drejtues, ish-mësuesin e tij të zanatit: “Ai është 52 vjeç, ka 30 vjet përvojë dhe është certifikuar nga Ferrari. Ish-mësuesi im është një zejtar i vërtetë. Ai është i mirënjohur dhe shumë i vlerësuar në rajon”, tregon me respekt dhe entuziazëm. Kur pyetet për sekretin e tij të suksesit, A. Rrahmani shpjegon se puna e shefit kërkon një përmbledhje delikate të aftësive, talenteve dhe motivimit. Ai ndjehet si kapiten i një ekipi të futbollit dhe e di se për të fituar duhet pasur lojtarët më të mirë. Nëse ai nuk e prek topin, ai zotëron gjithë ndeshjen, është ai që përcakton strategjinë dhe jep tempon.
Si arriti me kaq shumë sukses të fillojë një aventurë të tillë?
Ndërsa dëshironte të fillojë mësimin e zanatit për byroist në sektorin komercial, babai i tij, i cili kishte punuar për 22 vjet për “Audi” në Nyon, ia ndryshoi mendjen fuqishëm: “Çfarë do të bësh ulur aty prapa byrosë? Ti duhet të fillosh diçka në fushën e karrocerisë, aty mund të bësh diçka me duart tua”.
Fëmijë i prindërve emigrantë nga Kosova, babai i të cilit ishte një nga shqiptarët e parë që ishte vendosur në Nyon, mund të themi se në një farë mënyre, Avniu ka ndjekur rrugën e babait të tij. Përveç kësaj, është me krenari që ai kujton rrugëtimin e vështirë të babait të tij. Ka 35 vjet mbrapa, ai ishte një njëri pa letra, i cili me vite kishte punuar në vende të ndryshme me rroga të vogla, përpara se të bëhet një trajner dhe mekanik për “Audi garazh”, dhe këtë duke sjellë ndihmën e vazhdueshme të komunitetit të tij. Sot ai është në pension dhe pesë fëmijët e tij janë të integruar mirë në Zvicër.
Punonte deri 19 orë në ditë
Edhe pse e gëzonte mbështetjen morale dhe financiare të prindërve të tij, megjithatë suksesi i Avniut nuk ishte i lehtë dhe i arritshëm domodosshmerisht. I sapotrajnuar dhe i pajisur me një CFC (Certifikat federale për kapacitet), ai hap lokalin e karrocerisë së vet në vitin 2009, punëson një person dhe për dy vjet me radhë punon 19 orë në ditë. Shumë shpejt akumulon një kapital të vogël, e shet apartamentin e prindërve të tij dhe vendos të blejë garazhin e rajonit. Në vitin 2013, “Garage Marais” përballet me vështirësi financiare dhe, në moshën 26-vjeçare Avni Rrahmani bëhet pronar i garazhit të tij dhe parcelës përreth, ku ai zhvillon me sukses projektin e tij. Ai dëshiron të shijojë jetën e tij plotësisht, sepse në vitin 2007 rrezikon të humbë jetën në një aksident të rëndë. “Që nga ai çast, i thashë vetes se më duhet të bëja diçka të mirë për jetën time. Ose sot, ose kurrë”, kujton Avniu. Falë shërbimit të tij “pesë yje”, Avniu është bërë një anëtar krenar i Federatës së karrocierëve Romand (RCF) si dhe i rrjetit Repanet. Patroni i ri nuk ngurron të vendosë qëllimet dhe përpjekjet e tij shumë të larta, duke ofruar një garanci për gjithë jetën, për gjithë punën e bërë në automjetet e klientëve të tij.
Sot punon me markat më prestigjioze, si Rolls-Royce dhe Aston Martin, për të cilët ai është riparues zyrtar për rajonet e Gjenevës dhe Lozanës. Në të njëjtën kohë, ai është bërë specialist i markave Chrysler, Dodge, Jeep dhe Lancia. Bashkëpunimi i tij i ngushtë me sigurimin e makinave, me të cilin ka nënshkruar disa kontrata, tregon se sa profesional dhe serioz është firma “Carrosserie Rrahmani”.
Për të ardhmen, në mendje ka shumë projekte
Kur flasim me të për të ardhmen, sytë e tij ndriçojnë. Pas disa muajsh, lokalet e tij do të zgjerohen me 300 m2 tokë dhe 600m2 bodrum, për të zhvilluar gjeneratën e fundit të sistemit të ngjyrës, por gjithashtu për t‘u ofruar klientëve një shërbim të ruajtjes së makinave të tyre. Në këtë vrull, Avni Rrahmani nuk e harron vendin e tij të origjinës, ku planifikon të transferojë njohuritë e tij, duke krijuar një garazh premium në zemër të Kosovës. Në fakt, nuk kanë përfunduar planet për zhvillimin e projekteve viteve të ardhshme.
Rrahmani Avni
Directeur
Carrosserie Rrahmani
022.361.72.74
Garage Des Marais
022.361.27.41
Rte de Genolier 11
1266 Duillier
/Publireportazh/
Profili i kompanisë
- Adresa: Route de Genolier 11 1166 Duillier
- Aktiviteti: Shitje & blerje, karoseri, garazhë, goma & felga
- Tel: 022 361 72 74
- Fax: 022 362 05 03
- E-mail: [email protected]
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës