Kosova

Gashi: Dëshmitari X, kërkoi azil politik në Kosovë

MinistruiGashi tha se Kosova është e detyruar të zbatojë Konventat Ndërkombëtare pasi dëshmitari X ka kërkuar azil politik dhe po bëhen procedurat përkatëse

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bejtush Gashi ka deklaruar se po kryhen të gjitha procedurat për Albert Veliun, i njohur ndryshe si “dëshmitari X” në audio-përgjimin ku thuhet së është përfshirë dhe vëllai i ministrit të Brendëshm të Shqipërisë Fatmir Xhafajt e i cili u publikua nga opozita.

Ai tha se Kosova është e detyruar të zbatojë Konventat Ndërkombëtare pasi dëshmitari X ka kërkuar azil politik dhe po bëhen procedurat përkatëse.

I shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Gashi ka vizituar pikën kufitare të Morinës dhe Shishtavecin lidhur me fluksin e kalimeve në fundjavë dhe mbarëvajtjen e punës në kufi.