Kosova
Gjermania, më së shumti migrantë ka dëbuar në Shqipëri dhe në Kosovë
Sa u përket vendeve në të cilat janë bërë më së shumti dëbime (përmes rrugës ajrore), listën e kryeson Shqipëria me 3429, e ndjekur nga Kosova (2721) dhe Serbia (2359)
Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23966 gjithsej, ose më i vogël se një vit më parë, kur ai ishte 25375. Nga kjo shifër, shumica dërmuese e migrantëve janë dëbuar përmes rrugës ajrore (21904 sish) ndërsa në rrugën tokësore janë dëbuar 2011 dhe në atë ujore, vetëm 51 të huaj.
Më së shumti të dëbuar në nivel të Gjermanisë ka pasur nga Frankfurti (6756), nga Dyseldorfi (4845) dhe nga Munihu, 2421, shkruan owb-online.de.
Ndërsa sa u përket vendeve në të cilat janë bërë më së shumti dëbime (përmes rrugës ajrore), listën e kryeson Shqipëria me 3429, e ndjekur nga Kosova (2721) dhe Serbia (2359).
Nga ana tjetër, numri i të huajve që kanë lëshuar Gjermaninë vullnetarisht për vitin 2017 ende nuk dihet saktësisht, transmeton albinfo.ch. Por, gjatë vitit 2016, përmes programit të përbashkët të Qeverisë Federale në bashkëveprim me landet, janë kthyer 54069 persona ndërsa këtij numri i duhen shtuar kthimet e mbështetura veç e veç nga landet.
Në landin e Bavarisë, gjatë vitit 2017 janë kthyer vullnetarisht 13101 persona, më së shumti prej tyre (1443) në Irak, pastaj 1275 në Ukrainë. Në periudhën nga fillimi i këtij viti (2018) e deri më 30 prill 2018 nga Bavaria kanë ikur vullnetarisht 4094 të huaj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit