Shqipëria
Opozita në Shqipëri sërish bllokon Kuvendin
Gjatë fjalës së tij Edi Paloka akuzoi pozitën se po e përdorin prokurorinë si letër higjienike dhe se opozita do të vijojë të qëndrojë në këmbë deri në largimin e Edi Ramës
Opozita në Shqipëri sërish ka bllokuar foltoren e Kuvendit. Shkas është bërë pasi kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nuk ia zgjati fjalën deputetit të PD-së, Edi Palokës. Pas kësaj deputetët e opozitës bllokuan foltoren, ndërsa Ruçi e mbylli seancën duke thënë se opozita le të qëndrojë duke folur përmes Facebook-ut.
Gjatë fjalës së tij Edi Paloka akuzoi pozitën se po e përdorin prokurorinë si letër higjienike dhe se opozita do të vijojë të qëndrojë në këmbë deri në largimin e Edi Ramës. E Sali Berisha e akuzon qeverinë për lidhjet me krimin, teksa thotë se kryeministri Edi Rama ka zgjedhur drogën para Evropës.
Edhe pse deputetët nuk u larguan nga foltorja, Kuvendi vazhdoi punimet. Madje në një moment deputetët demokratë njëzëri iu drejtuan kryeministrit Rama që largohet nga salla me thirrjet “ik, ik, ik…”.
E kreu i grupit parlamentar socialist tha për mediat se sot në Kuvend u miratuan ligje të rëndësishme. “Me gjithë përpjekjen e pakuptimtë të opozitës, pavarësisht fjalimeve patetike në sallën e Kuvendit, Kuvendi i Shqipërisë përmbushi të gjithë detyrimet për sa i përket funksionimit normal të tij si organi që miraton legjislacionin për të vijuar më tej puna e qeverisë për implementimin e tyre”, tha Balla.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit