Shqipëria
Kurz nuk jep datë për hapjen e negociatave
"Shqipëria ka bërë shumë dhe negociatat e pranimit janë drejt një rruge të mirë, por nuk mund t'ju them akoma se kur, por mund t'ju them se Shqipëria është drejt një rrugë të mirë", ka thënë ai
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, u shpreh se Shqipëria duhet të përpiqet të mos përsëritet viti 2015, kohë kur mijëra shqiptarë braktisën vendin dhe kërkuan azil nëpër Evropë. Ai këto komente i bëri pas një takimi, ku është diskutuar për emigrantët dhe azilin, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, e me të cilin dolën në një konferencë për mediat në Vjenë. Për hapjen e negociatave, Kurz nuk pati përgjigje përfundimtare, transmeton albinfo.ch.
“Do ta shohim këtë gjë. Nuk mund t’ju jap një përgjigje, apo siguri të qartë e të saktë. Ka disa vende anëtare të BE-së që, për shkak të problemeve të tyre të brendshme, e kanë të vështirë të thonë po. Megjithatë, ka një dëshirë të fortë për Shqipërinë. Shqipëria ka bërë shumë dhe negociatat e pranimit janë drejt një rruge të mirë, por nuk mund t’ju them akoma se kur, por mund t’ju them se Shqipëria është drejt një rrugë të mirë”, ka thënë ai.
Ndërsa Rama ka thënë se ka një fluks që rritet në mënyrë shqetësuese të emigrantëve, por theksoi se për momentin kontrollohet prej institucioneve.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit