Shqipëria
Greva e doganierëve në Greqi paralizon kufirin me Shqipërinë
Doganierët grekë kanë paralajmëruar se do t’u binden sindikatave për të hyrë në grevë 24 orë, ndërsa është paralajmëruar se asnjë automjet nuk do të mundë të kalojë në kufirin Shqipëri-Greqi gjatë kohës sa do të zgjasë greva, përcjell albinfo.ch.
Gjatë kohës së grevës në këto pika kalimi do të mund të kalojnë vetëm këmbësorët që nuk do të kenë me vete bagazhe. Greva do t’i bllokojë dy pikëkalimet kufitare të Shqipërisë që lidhen me shtetin grek, Kakavinë si dhe Tri Urat.
“Në bazë të njoftimit të bërë nga homologët grekë, ku thuhet se në pikën e kalimit kufitar Kakavijë-Gjirokastër si dhe në pikën e kalimit kufitar Tri Urat Përmet do të zhvillohet grevë nga pala greke, duke filluar nga ora 07:00 e ditës së mërkurë, datë 30.05.2018, deri në orën 07:00 të ditës së nesërme, datë 31.05.2018”, thuhet në njoftimin e policisë së Gjirokastrës.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit