Shqipëria
Vdes një 24-vjeçar, pas aksidentit, i shpërthen vetura
Një person ka vdekur në një aksident që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan –Metalurgji. Rreth orës 01:50, 24-vjeçari Klodian Korançe dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me rrethimin e një servisi në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, mjeti ka shpërthyer, duke u përfshirë edhe nga flakët, për t’i marrë jetën 24-vjeçarit, përcjell albinfo.ch.
Policia shqiptare njofton se po kryen hetimet në vendngjarje, ku pritet të mbërrijnë ekspertë më të specializuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të daljes nga rruga dhe të shpërthimit të automjetit.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit