Gruaja
Pro dhe kundër abortit në vendin tonë
Ligjet kufizuese të abortit kurrë nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë në gjendje të mbrojnë jetën e palindur.
Irlanda deri më tani ka pasur një nga ligjet më të rrepta të abortit në Evropë. Sipas kushtetutës irlandeze, abortet ndaloheshin edhe në rastin e përdhunimit, incestit ose keqformimit fatal të fetusit. Me rastin e një aborti ilegal gratë ishin të kërcënuara me deri në 14 vjet burg. Kjo praktikë shtrëngoj çdo vit me mijëra gra irlandeze të udhëtonin drejtë Britanisë për të kryer aborte ilegale.
Irlanda para dy ditësh festoi një “revolucion të heshtur”, pasi votuesit e këtij vendi katolik me shumicë tė madhe votash, prej 68% i dhanë fund ndalimit të rreptë të abortit.
Në Kosovë, në bazë të nenit 65 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ndërprerja elektive (e qëllimshme dhe pa arsye mjekësore) e shtatzënësisë mund të bëhet deri në fund të javës së dhjetë të shtatzënësisë. Realizimi i kësaj të drejte legjitime, po i përçan jo vetëm mendimet e gjinisë mashkullore, por edhe të asaj femrore. Për fat të keq, një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë shqiptare niset nga ideja e një aborti legal si zëvendësim ose plotësim i masave të planifikimit familjar, gjë që paraqet një pikëpamje tejet të gabuar dhe të dëmshme në procesin e krijimit të mendësisë shoqërore.
Në Holandë, 5 ndërsa në Shqipëri, 230 aborte në 1000 shtatzani!
Ligjet kufizuese të abortit kurrë nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë në gjendje të mbrojnë jetën e palindur. Një përvojë të tillë e hasim në vendet kufizuese (sidomos në botën e tretë), ku shkalla e abortit është veçanërisht e lartë dhe shumë gra vdesin si pasojë e aborteve ilegale. E vetmja mënyrë për të kontrolluar dhe redukuar numrin e aborteve, është edukimi i shoqërisë dhe parandalimi efektiv i shtatzënësisë së padëshëruar.
Holanda mbetet si një “shtet model”, vend ku përmes legjislacionit liberal është arritur të zbritet në minimum numri i aborteve. Njëhohësisht qasja për abort në klinika të specializuara, është shumë e lehtë dhe e pakomplikuar. Në Holandë ekzistojnë rezultate ekstremisht të ulëta, prej vetëm pesë aborteve për 1,000 shtatzëna, në krahasim me Shqipërinë ku janë regjistruar 230 aborte për 1,000 shtatzëna. Sa i pėrket Kosovës nuk gjeta statistika të sakta të abortit, për çfarë dhe po i referohem përafërsisht atyre shifrave alarmante në Shqipëri.
Demonizimi i abortit i hap rrugë bizneseve të rrezikshme ilegale
Prandaj qasja e „të bërit haram“ dhe demonizimi i aborteve të qëllimta, edhepse legale në vendin tonë, vetëm sa e rëndon këtë problem shoqëror, vetëm sa i hap rrugë të reja biznesit ilegal të aborteve nëpër klinika private ose në ambiente private pa parakushte të mjaftueshme higjienike dhe profesionale. Është koha që si shoqëri të mësojme nga përvoja e Holandes. Është koha, që sistemi mjekësor dhe ai arsimor i vendeve tona, të ofrojë masa adekuate parandaluese, lehtë të aplikueshme për shoqërinë shqiptare. Është koha e fundit, si shoqëri të parandalojmë e jo të abortojmë. Dhe në fund, po qe se shoqëria, familja, partneri dhe gruaja kanë dështuar në planifikimin familjar si dhe në parandalim të një shtatzanie të padëshëruar, fjala e fundit: të abortojë ose jo, i takon vetëm gruas, askujt tjetër.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha