Shqipëria
Pse po bie euro?
Ekspertët pohojnë se ecuria e kursit do të varet nga shpejtësia me të cilën bankat do të bëjnë këto konvertime, por gjithsesi shumat e mëdha ndikojnë në ecurinë e kursit
Euro ka vazhduar rënien, duke vijuar të vendosë rekorde të reja të 10 viteve të fundit.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 126.64 lekë, me një rënie prej 0.1 lekë në krahasim me ditën e mëparshme dhe duke shënuar gjashtë ditë radhazi me nënçmim dhe nivelin më të ulët nga fillimi i shkurtit të vitit 2009. Si rrjedhojë monedha e përbashkët i ka humbur pikët që fitoi nga mesi i majit.
Ekspertët pohojnë se krahas faktorëve të tjerë që kanë rritur në mënyrë të qëndrueshme ofertën për valutë, si burimet informale dhe ato formale, në rënien e shpejtë të tij po ndikojnë dhe bankat, të cilat pas procesit të shit blerjeve po kryejnë konvertimin e kapitalit nga euro ne lekë, çka ka shtuar ofertën për valutë ne treg, shkruan ‘Monitor’.
Ekspertët pohojnë se ecuria e kursit do të varet nga shpejtësia me të cilën bankat do të bëjnë këto konvertime, por gjithsesi shumat e mëdha ndikojnë në ecurinë e kursit.
Një fakt të tillë e ka konfirmuar dhe zëvendës guvernatorja e Bankës së Shqipërisë, znj. Elisabeta Gjoni.
Por, ajo thekson se efekti i këtyre veprimeve, të cilat janë të rralla, është tërësisht i përkohshëm. “Për më tepër, bankat po tregojnë kujdesin e duhur që veprimet të shtrihen maksimalisht në kohë dhe të kryhen në momentet më të përshtatshme”, ka pohuar znj.Gjoni.
Deri në fund të verës, pritet të ndikojnë dhe prurjet e turizmit dhe emigrantët, që e bëjnë jo pozitive perspektivën e euros.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha