Shqipëria
Rriten të ardhurat e Aeroportit të Tiranës
Të ardhurat kanë pësuar një zgjerim me 13.9 për qind në raport me vitin 2016
Tirana International Airport ka publikuar bilancin e saj financiar për vitin 2017. Fitimi para tatimit i kompanisë ka shënuar vlerën 2.8 miliardë lekë (21 milionë euro) duke u rritur me 22 për qind në raport me vitin 2016, ndërkohë që fitimi neto (para taksave) është 2.2 miliardë lekë.
Norma e fitimit (fitim bruto/ardhura) është rritur më tej, duke prekur 47 për qind çka do të thotë që në çdo 100 lekë të ardhura 47 janë fitim i kompanisë. Një vit më parë, norma e fitimit ishte 44%.
Të ardhurat kanë pësuar një zgjerim me 13.9 për qind në raport me vitin 2016, duke shënuar nivelin e 5.9 miliardë lekëve.
Ky është niveli më i lartë i të ardhurave që ka regjistruar TIA (Tirana International Airport) që kur ka marrë menaxhimin në vitin 2004 në formën e koncesionit.
Kompania ka paguar më shumë tatimfitim në vitin 2017 duke shënuar një shifër prej 534 milionë lekësh, apo 22.3 për qind më shumë se një vit më parë.
Paralelisht me fitimin kompania ka rritur edhe shpenzimet për personelin me 12.8 për qind në vitin 2017. Këto shpenzime kapën vlerën 625 milionë lekë. Rritje të dukshme me 11 për qind kanë pësuar edhe shpenzimet e përgjithshme administrative duke u fiksuar në 1 miliardë lekë. Sakaq për tarifën e koncesionit në vitin 2017 u paguan 685 milionë lekë apo 22 për qind më shumë se një vit më parë.
Megjithatë, të ardhurat janë zgjeruar me ritme më të larta sesa shpenzimet, duke i mundësuar kompanisë të rrisë normën e fitimit me 3 pikë përqindje në 47%, duke e renditur TIA-n ndër kompanisë më fitimprurëse në vend.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit