Shkurt.ch

30 vjet të lëvizjes „Zvicra pa ushtri“

GSoa, për 30 vjet ekzistencë ka arritur të thyejë tabunë se "ushtria nuk bën të kritikohet"

Grupi për një Zvicër pa Ushtri (GsoA) ka festuar të shtunën 30 vjetorin e ekzistimit. Synimin kryesor që i ka vënë vetes kjo lëvizje, lënien e Zvicrës pa ushtri, nuk e ka realizuar.

Mirëpo ajo ka arritur diçka: Të legjitimojë debatin në lidhje me inistitucionin e forcave të armatosura.

Provën e parë dhe me rezultat inkurajues për të GsoA e ka pasur në vitin 1989. Më shumë se një e treta e pjesëmarrësve në votimin gjithëpopullor kishte votuar për heqjen e ushtrisë dhe me këtë ishte thyer tabuja se ushtria nuk bën të kritikohet.

Aktualisht GsoA është angazhuar për realizimin e iniciavës për heqjen e shërbimit të detyruar ushtarak. Vetëm pak ditë para shënimit të 30 vjetorit të saj, GsoA dhe opinioni i Zvicrës ka qenë dëshmitar i qëndrimit të Këshillit Federal kundër heqjes së detyrimit ushtarak.