Bota
Rritet numri i turistëve nga Polonia, bie nga ata të Zvicrës
Në prill 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka patur rritjen më të madhe me 41,9 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga Zvicra me 25,2 %
Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin prill 2018, është 781.404. Krahasuar me prill 2017, ky tregues rezulton me rritje 2,2 %.
Në prill 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri është 351.610. Krahasuar me prill 2017, ky numër është ulur me 2,2 %, njofton Instat.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në katërmujorin e parë e 2018 është 1.028.498, duke u rritur me 7,0 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017, përcjell albinfo.ch.
Në prill 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka patur rritjen më të madhe me 41,9 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga Zvicra me 25,2 %.
Në katërmujorin e parë 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka patur rritjen më të madhe 33,0 %.
“Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi, gjatë muajit prill 2018, janë 806.412, duke shënuar një rritje me 5,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit prill 2018, është 451.147. Krahasuar me prill 2017, ky numër është rritur 5,1 %. Numri i shtetasve të huaj të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit prill 2018, është 355.265. Krahasuar me prill 2018, ky numër është rritur 5,2 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në katërmujorin parë 2018, është 1.563.003, duke u rritur 5,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet në njoftim.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?