Shkurt.ch
Cyrihu, qyteti më i shtrenjtë në botë
Kështu thotë një studim i UBS-it për qytetin më të madh të Zvicrës duke e krahasuar me qytetet më të shtrenjta në botë
Studimi thotë se edhe pagat dhe fuqia blerëse janë më të lartat në Cyrih. Një telefon iPhone, punëtorët në Cyrih mund ta blejnë pas 22 orë pune.
Rreth 20 herë më shumë punë duhet për të njëjtin produkt për shembull, në qytetin Manila.
“Nëse bëhet një krahasim me qytetet më të shtrenjta si Oslo dhe Tokio, Cyrihu dhe Gjeneva kanë një fuqi më të madhe blerëse për 30 përqind”, thuhet në konkluzionet e UBS-it.
Për të siguruar një krahasim të tillë , studiuesit kanë mbledhur të dhënat në vendet e ndryshme duke u bazuar në çmimet e shportës për 122 produkte dhe shërbime.Pagat më të larta bruto i marrin punëtorët në Cyrih, Gjenevë dhe Kopenhagë.
Në fund të listës, figurojnë me nivelin më të ulët të pagave Delhi dhe Mumbai.Askund në botë nuk ka dallime të mëdha në çmime dhe paga brenda një rajon sesa në Azi.
Për shembull, kostoja e ushqimit në Tokio është pesë herë më e lartë se në Mumbai. Pagat bruto në Tokio janë dymbëdhjetë herë më të larta se në Delhi.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç Votuesit në kantonin zviceran të Aargau kanë hedhur poshtë një iniciativë të popullit për të ulur...
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë