Shkurt.ch

Të huajt, pa ndikim negativ në ekonominë e Cyrihut

Ardhja e fuqisë së huaj punëtore nuk ka pasur ndonjë ndikim të theksuar negativ në tregun e punës në kantonin e Cyrihut. Këtë konstatim e kanë nxjerrë dy studime të porositura nga drejtoria për ekonomi e Cyrihut.

Ndonëse shkalla e imigrimit të personave me kualifikime të larta në Kantonin e Cyrihut është e lartë, 41 për qind prej tyre, sipas njërit studim, absorbohen në mënyrë aktive nga ndërmarrjet e këtushme.

Studimi i dytë ka hulumtuar ndikimet e të huajve në tregune banesave. Dhe ai ka gjetur se një ndikim i tillë është i pranishëm para së gjithash në çmimet e banesave që janë në shitje.