Shkurt.ch
Nuk ka lehtësim vizash për vendet e Ballkanit
(Update) Në mesin e 33 vendeve që preken janë Shqipëria, Bosnja, Maqedonia dhe Serbia
Ndër vendet të cilat i godet kjo shtyrje vendimi janë Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Serbia. Sipas zëdhënëses së BFM, këto janë vendet te shtetasit e të cilave ekziston rrezik më i madh i paraqitjes për azil.
Këshilli Federal ka vendosur që të mos e zbusë regjimin e vizave ndaj shtetasve të vendeve jashtë Be-së dhe Efta-s. Fjala është për 33 shtete që bëjnë pjesë në atë kategori. Këshilli ka marrë këtë vendim duke u mbështetur në trajtimin e bërë në parlament.Kështu, liberalizimi i planifikuar, në dritën e debatit mbi migracionin nuk do të gjente mbështetjen e duhur të gjerë, thuhet në një komunikatë të Zyrës Federale për Migracion (BFM). Por çështja do të rishqyrtohet edhe njëherë vitin e ardhshëm në kuadrin e përpunimit të procedurave komplete të vizave. Aktualisht, qytetarët e 33 shteteve të përmendura kanë të drejtë që në një hark kohor prej gjashtë muajsh të qëndrojnë në Zvicër pa viza për një periudhë prej më së shumti 90 ditësh, me kusht që të mos kërkojnë punë këtu.
Ndër vendet të cilat i godet kjo shtyrje vendimi janë Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Serbia. Sipas zëdhënëses së BFM, këto janë vendet te shtetasit e të cilave ekziston rrezik më i madh i paraqitjes üpër azil. Zbutja e paraparë konsistonte në lejimin e qëndrimit pa viza të shtetasve në fjalë edhe në rast se ata do të punonin në Zvicër. Por puna në Zvicër megjithatë do të nënkuptonte detyrimin për leje pune dhe paraqitje.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Trendi në rënie prej vitesh vazhdon kështu: shitjet totale të birrës ranë me 1.6% në 4.5...
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve