Shkurt.ch
Këshilli Federal, për shërbimin e detyruar ushtarak
Për secilin qytetar zviceran të gjinisë mashkullore, shërbimi ushtarak (ose ai civil si zëvendësim) edhe në të ardhmen do të mbetet i detyrueshëm. Ky është qëndrim i Këshillit Federal, me të cilin ai hedh poshtë iniciativën për heqjen e detyrimit për shërbim ushtarak. Këtë iniciativë e ka lancuar GSoA (Grupi Zvicra pa ushtri).
Departamenti i mbrojtjes, si arsyetim për mbajtjen e shërbimit ushtarak ka përmendur shkaqet e sigurisë. Sipas tij, në rastet e katastrofave ose kërcënimeve ka shumë rëndësi që të kihet në dispozicion sa më shpejtë që të jetë e mundur një numër i nevojshëm i trupave.
Ndërkaq, GSoA në iniciativën e saj ka kërkuar heqjen e detyrimit ushtarak dhe krijimin e një ushtrie që do të përbëhej nga ushtarë vullnetarë. Veç kësaj, ajo ka kërkuar edhe ngritjen e një shërbimi civil vullnetar që do të ishte i hapur edhe për femrat.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Trendi në rënie prej vitesh vazhdon kështu: shitjet totale të birrës ranë me 1.6% në 4.5...
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve