Bota
Humb jetën alpinisti japonez pa gishtërinj
Ai i kishte shpallur luftë të ashpër majës më të lartë, Mont Everestit
Shtetasi japonez Nobukazu Kuriki ka bërë përpjekje për tetë herë me radhë për ta pushtuar majën më të lartë në botë. Banorët vendas tani e kanë gjetur të vdekur në tendën e tij.
Ai i kishte shpallur luftë të ashpër majës më të lartë, Mont Everestit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Albinfo.ch.
Mirëpo, aventura e Nobukazu Kuriki ka përfunduar në mënyrë tragjike. Banorët vendas e kanë gjetur të vdekur në tendën e tij, në afërsi të kampit numër dy, në një lartësi mbidetare prej 7.400 metrash, ka komunikuar Ministria e Turizmit e Nepalit. Informata më të hollësishme për vdekjen e tij nuk ka ende.
Japonezi 36-vjeçar kishte tentuar për shtatë herë me radhë ta pushtojë Mont Everestin e lartë 8.848 metra. Çdo herë përpjekjet e tij përfundonin pa sukses. Në vitin 2012 është dashur t`i amputohen gishtërinjtë, pasi i kishte kaluar dy ditë i bllokuar në një lartësi prej 8.230 metrash.
Kuriki ka qenë një alpinist me përvojë. Bile, ai i ka pushtuar disa maja të të ashtuquajturit “Seven Summits”. “Seven Summits” janë malet më të lartë të shtatë kontinenteve.
Japonezi është viktima e dytë e këtij sezoni të alpinizmit. Para tij kishte vdekur një shtetas nga Maqedonia, i moshës 63-vjeçare.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?