Shkurt.ch

Zhduket rrugës për të emigruar në Gjermani

Një qytetar i Suharekës që ishte nisur të emigrojë ilegalisht në Gjermani është lajmëruar si i zhdukur nga familjarët e tij

Derisa politika kosovare flet për liberalizim vizash, qytetarët e rëndomtë të vendit vazhdojnë që në rrugë ilegale të tentojnë të emigrojnë në shtetet e Evropës, në kërkim të punës dhe jetës më të mirë, duke u përballur me rreziqe.

Autoritetet policore në Suharekë kanë njoftuar se një person që ishte nisur të emigrojë në Gjermani është lajmëruar si i zhdukur nga familjarët e tij.

“Sipas familjarëve, ai ka tentuar që ilegalisht ta kalojë kufirin, por nga ajo ditë familja nuk di asgjë për të”, kanë thënë zyrtarët policorë.

Personi i lajmëruar si i zhdukur është nga fshati Grejkoc, është i moshës rreth 25-vjeçare. Familja e ka paraqitur rastin e tij para dy ditësh, ndërkaq ai ishte nisur të emigrojë në kërkim të punës, në rrugë ilegale për në Gjermani, më 14 korrik.