Kosova

Arta Rama-Hajrizi përsëri në krye të Kushtetueses

Kryetarja aktuale e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi është rizgjedhur në këtë post edhe për një mandat të dytë.

“Në seancën administrative të mbajtur më 22 maj 2018, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë votuar kryetaren aktuale të Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi, për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin për media të kësaj gjykate, përcjell albinfo.ch.

Rama-Hajrizi do të fillojë mandatin e saj të ri në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, më 26 qershor 2018, kur edhe përfundon mandati i saj i parë.

Mandati i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës është tri vjet.

Para Arta Ramës, postin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese e ka mbajtur Enver Hasani.