Bota
Suedia përgatit popullin në rast të luftës
20 faqet e ilustrura me sirena, avionë luftarakë dhe familje që u largohen shtëpive të tyre, e përgatisin popullatën edhe për rreziqe të tjera, si sulmet kibernetike apo ato terroriste, ndryshimet klimatike dhe mënyrat e identifikimit të lajmeve të rreme
Qeveria suedeze ka nisur t’u shpërndajë 4.8 milionë familjeve të vendit fletushka, ku për të parën herë në më shumë se gjysmëshekulli përcillen udhëzime sesi duhet reaguar në rast lufte.
Fletat me titull “Om krisen eller kriget kommer” (Nëse vjen kriza e luftës), shpjegojnë sesi njerëzit mund të sigurojnë nevojat bazike si ushqimi, uji dhe ngrohja, dhe u tregojnë atyre çfarë nënkuptojnë sinjalizimet, ku të gjejnë strehime nga bombat dhe si të kontribuojnë në mbrojtjen totale të Suedisë, shkruan “TCH”.
20 faqet e ilustrura me sirena, avionë luftarakë dhe familje që u largohen shtëpive të tyre, e përgatisin popullatën edhe për rreziqe të tjera, si sulmet kibernetike apo ato terroriste, ndryshimet klimatike dhe mënyrat e identifikimit të lajmeve të rreme, përcjell albinfo.ch.
“Ndonëse Suedia është më e sigurt sesa shumë vende të tjera, rreziqet që kërcënojnë sigurinë dhe pavarësinë tonë nuk mungojnë”, thuhet në broshurë. “Nëse jeni të përgatitur, ju kontribuoni në përmirësimin e aftësisë së vendit tuaj për t’i bërë ballë një vështirësie shumë të madhe”.
Fletëpalosje të ngjashme janë shpërndarë për herë të parë në Suedinë neutrale gjatë vitit 1943, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore. Përditësime u lëshuan më pas rregullisht për publikun deri në vitin 1961, ndërsa për zyrtarët lokale dhe ata qeveritarë, kjo praktikë vazhdoi të ndiqej deri në vitin 1991.
Publikimet vijnë në mesin e një debati të zjarrtë mbi sigurinë dhe mundësinë e bashkimit me NATO-n, i cili është intensifikuar ndjeshëm në vend që prej aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, e së fundi nga shkeljet e vazhdueshme të hapësirës ajrore dhe ujërave territoriale suedeze nga avionët dhe nëndetëset ruse.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?